Njerëzit më të ndershëm jetojnë në Helsinki
Nëse do të gjenit një portofol në rrugë do t’ia kthenit pronarit të tij apo do ta mbanit për vete? Për t’i dhënë përgjigje kësaj dileme klasike të ndershmërisë, ‘Reader’s Digest’ kanë kryer një studim në qytete të ndryshme për të kuptuar se ku jetojnë qytetarët më të ndershëm. Në studim janë përfshirë 16 qytete.
Brenda 12 portofolave janë futur rreth 50 dollarë, gjithashtu foto familjare dhe detaje për të kontaktuar pronarin, të cilët më pas u hodhën në disa prej shesheve dhe rrugëve kryesore të qyteteve të vëna në provë. Nga 192 portofola, prova e ndershmërisë u kalua me sukses nga kryeqyteti finlandez, Helsinki, ku nga 12 portofolat e humbur u kthyen mbrapsht te poseduesit e tyre të vërtetë 11 prej tyre.
Nga studimi në fakt rezultoi se nuk ekziston një rregull fiks i ndershmërisë dhe se ajo nuk varet nga gjendja ekonomike e një vendi (duke qenë se Mumbai, në Indi ishte qyteti i dytë në listën e qyteteve të ndershme, pasi aty u rikthyen 9 portofola nga 12 të ‘humbur’).
Ndërkohë që njerëzit më pak të ndershëm duket se jetojnë në Lisbonë të Portugalisë, ku u kthye vetëm një portofol, edhe ai nga një çift holandez që ndodhej aty për pushime.
Ky është klasifikimi i qyteteve më të ndershme në botë sipas studimit (në bazë të numrit të portofolave të kthyer)
1. Helsinki, Finlandë – 11 nga 12 portofola
2. Mumbai, Indi – 9 nga 12
3. Budapest, Hungari – 8 nga 12
4. Nju Jork, SHBA – 8 nga 12
5. Moska, Rusi – 7 nga 12
6. Amsterdam, Holandë – 7 nga 12
7. Berlin, Gjermani – 6 nga 12
8. Lubjana, Slloveni – 6 nga 12
9. Londër, Angli – 5 nga 12
10. Varshavë, Poloni – 5 nga 12
11. Bukuresht, Rumani – 4 nga 12
12. Rio de Zhaneiro, Brazil – 4 nga 12
13. Cyrih, Zvicër – 4 nga 12
14. Pragë, Republika Çeke – 3 nga 12
15. Madrid, Spanjë – 2 nga 12
16. Lisbonë, Portugali – 1 nga 12