“Paguhesh për të bërë urinën”, projekti i ri i një agjencie amerikane
Në New York është lançuar një projekt vërtet i habitshëm për të luftuar papunësinë. Plani konsiston në marrjen e punëtorëve që do të paguhen për bërjen e urinës. Personat që do të punësohen do të paguhen për të provuar banjat publike të të gjithë botës. Kompania krijuese e projektit të çuditshëm menaxhon një sajt dhe një aplikacion për smartphone që bënë të mundur gjetjen e banjave publike në mbarë botën. Ndërkaq, përmes këtij aplikacioni të punësuarit e bërjes së nevojave personale do të kenë për detyrë që të len komente mbi përshtypjet e këtyre banjave. Në këtë mënyrë, çdo qytetar i botës do të mund të dijë se në çfarë kushtesh është një banjo publike dhe se cilën mund të zgjedh për ta përdorur.
Please follow and like us: