Pamje mahnitëse nga varri faraonik 3 mijë vjet pas krijimit
Këto imazhe plot me ngjyra janë marrë nga brendia e varrit të faraonit egjiptian Ramesses IV, i cili u kurorëzua në vitin 1156 para Krishtit, por mundi të mbretëronte për vetëm 6 vjet.
Dhe sot, 3000 vjet pasi u krijua, varri i vendosur në Luginën e Mbretërve, në Tebë, Egjipt,e ruan në mënyrë të habitshme bukurinë e vet të jashtëzakonshme.
Ramesses IV u ngjit në fron pas largimit të Ramesses III, por duke qenë se bëhej fjalë për një periudhë shumë të vështirë ekonomike, megjithëse varri i tij është shumë i madh, ai konsiderohet relativisht i thjeshtë në dizajn dhe dekorim.
Fotografi Andrey Nekrasov, nga Ukraina, pas shumë përpjekjesh arriti të merrte një leje nga qeveria egjiptiane për të fiksuar këto pamje të cilat janë vërtetë mahnitëse.
“Brenda tij ishte shumë bukur, e pamjaftueshme për t’u shpjeguar me fjalë. Misteri më i madh është se si kanë mundur njerëzit 3 mijë vjet më parë të krijojnë diçka kaq të jashtëzakonshme”, thotë Nekrasov.