PD kundër draftit të Vetingut/ Drejtësia në duart e drejtorëve të Ramës
Gati 5 orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot grupin parlamentar ku diskutoi qëndrimin mbi Vetting-un.
Duke vlerësuar punën e ekspertëve të PD, Basha theksoi se PS nuk mori parasysh vërejtjet e së djathtës në hartimin e draftit kushtetues. Në këtë pikë, tha Basha, “PD do ndjeke te gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese”.
“Ekspertët e PD punë profesionale dhe voluminoze gjatë gjithë verës. PS asnjë argument kundër vërejtjeve dhe amendamenteve. Vërejtjet dhe propozimet e ekspertëve të opozitës nuk u morën parasysh. Theksoj se projektligji aktual është antikushtetues. Projektligji në shkelje flagrantë të Kushtetutes se 22 korrikut”, tha Basha.
Sipas Bashës, projektligji i PS parashikon që drejtorët e Ramës të kontrollojnë gjyqësorin dhe komisionerët e Vetting-ut.
“Alket Hyseni i Garancive Statutore të PS kontrollon gjyqësorin dhe prokurorinë. Arben Seferi, drejtor i Kryeministrit kontroll gjyqësorit dhe komisionerëve.
Rama kërkon kontroll tërësor politik të procesit të vlerësimit”.
Për Partinë Demokratike, tha Basha, miratimi i ligjeve nuk duhet të jetë një proces politik, por legjislativ dhe kushtetues. Në këtë pikë, kreu i PD tha se maxhoranca po mban një qëndrim antikushtetues dhe antikonsensus, raporton “B.Ë”
Lidhur me këtë, Basha theksoi fort se,“PD do të ndjekë të gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese”.
Please follow and like us: