Albspirit

Media/News/Publishing

Pesë mënyra për të stërvitur mirënjohjen

dashuriËshtë sekreti i lumturisë, mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për të mposhtur stresin. Mirënjohja është një ndjenjë shpesh e nënvlerësuar, por sapo e zbulon kthehet në një instrument për të rritur energjinë pozitive dhe gëzimin.

Për ta stërvitur mirënjohjen në jetën e përditshme duhet ta jetosh njësoj si një ushqim. Vetëm kështu mund ta shndërrosh në një zakon dhe pjesë të rutinës tënde.

Ja pesë ushtrime që ndihmojnë për ta ushtruar çdo ditë mirënjohjen:

1. Prindërit e tu të kanë dhënë gjënë më të bukur; jetën. Kujdesu për ta duke nisur nga pesete të vogla të përditshme ( një telefonatë, një surprizë) dhe ji mirënjohës për çfarë kanë bërë për ty edhe kur mund të kenë gabuar. Janë qenie njerëzore dhe si të tillë nuk mund të jenë të përkryer.

2. Shihu në pasqyrë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje dhe falëndero jetën për atë që je, për çka ke arritur, për gëzimet që ke jetuar, dhimbjet që ke kaluar dhe mësimet që ke mësuar.

Kujtohu që po je i privilegjuar që po jeton një përjashtim, jo rregullin. Ajo që je dhe që ke është një dhuratë e jotja.

3. Mos lakmo kë konsideron më me fat vetëm se ka ose është më shumë se ty. Asnjëherë mos e gjyko një libër nga kopertina; nuk mund ta dish asnjëherë si është jeta e tjetrit. Vlerëso atë që në ekzistencën tënde është, mos nënvizo atë që mungon. Dhe falëndero me zemër.

4. Mësohu të shijosh atë që ke dhe ndaje me të tjerët. Mos harro asnjëherë t’u thuash njerëzve të dashur që i do dhe se je i lumtur që i ke në jetën tënde, çdo ditë. Dhe mbi të gjitha tregojua këtë.

5. Çdo njëri që takon po jeton dhe lufton ndaj dhimbjeve të cilat ti nuk i njeh. Tregohu i sjellshëm, ofro kontributin tënd, edhe modest, bëj që në botë prezenca jote të jetë gjithmonë më e mirë se mungesa. Ji mirënjohës edhe për atë që nuk të pëlqen ose që të ngre nervat; pikërisht falë tyre mund të mësosh, rritesh, përmirësohesh dhe të vësh në zbatim durimin, altruizmin, dhe dashurinë pa interes.

Please follow and like us: