Albspirit

Media/News/Publishing

Pilula për seksin? Jo faleminderit!

NDIHMA KIMIKE E SEKSIT, PËRJASHTO RASTET E PATOLOGJISË EREKTILE, ËSHTË E RREZIKSHME, SEPSE E TRANSFORMON PERFORMANCËN E KËNAQËSISË DHE KRIJON VARËSI

Një iluzion i rrezikshëm

Prej disa vitesh rreziku i të mosndierit të seksit të vërtetë me partneren po frikëson shumë meshkuj. Një ankth që shpesh është mbuluar me idenë e gjetjes në farmaci të produkteve të veçanta që mund të ringjallin një seksualitet gjithnjë e më të përgjumur. Të gjithë e dimë se ekzistojnë pilulat ndihmëse për seksin, të cilat në rast vështirësie largojnë frikën e dështimit dhe të ndihmojnë të kesh më shumë besim në vetvete. Por fatkeqësisht për të gjithë ata që nuk e dinë bëhet fjalë për një iluzion, pasi vetëvlerësimi nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga perceptimi intim dhe i thellë se kush jemi ne.

Programimi vret erosin…

Nëse përdorimi i pilulave të dashurisë është i vlefshëm në rastet e patologjive të vërteta dhe mangësisë së dukshme, suksesi i tyre i madh ka nxitur një efekt anësor të padëshiruar: një lloj varësie, prandaj duket sikur pa ndihmën e këtyre ilaçeve nuk mund të përjetohet më një seksualitet i vërtetë. Shumë burra që nuk kanë asnjë problem fizik, kërkojnë te pilulat e dashurisë zgjidhjen për të pasur superfuqi dhe nuk e kuptojnë se superfuqia nuk gjendet në një pilulë, por në fantazinë e tyre. Kështu ndihma nuk kërkohet vetëm për të zgjidhur problemet e vërteta, por për të rritur dëshirën ose për të shtuar dëshirën.

Kimia e dashurisë nuk duhet të bazohet te molekulat e sintetizuara në laborator, por tek aromat, kontakti i lëkurës dhe mbi të gjitha te emocionet dhe fantazitë. Përveç të tjerash edhe kostoja e përdorimit të pilulës blu është e lartë: varësia ndaj saj sjell një humbje të spontanitetit. Duke e marrë vazhdimisht mund të arrini në një situatë paradoksale ku siç fiksoni takimet e ndryshme, do t’ju duhet të programoni edhe seksin, duke shpenzuar shumë para për një kokërr.

Performanca shuan emocionet

Pas kësaj intimiteti përjetohet si përfitim, seksi fillon të përcaktohet dhe të vlerësohet në bazë të kohëzgjatjes, duke harruar pjesën magjike të nxitur nga emocionet dhe lidhja sentimentale. Edhe për femrat, situata nuk ndryshon shumë. Shpeshherë edhe ato e lënë veten në dorë të “pilulës së Borëbardhës” që mund të shkaktojë orgazëm përmes elektrodave të vendosura në shtyllën kurrizore. Pra, sot nuk mund të flasim më për një seks natyror, por për seks kimik dhe teknologjik. Në një shoqëri që nuk pranon të metat, pilulat blu mund t’ju sigurojnë një seks të paharrueshëm, por me një çmim të lartë: humbjen e përmasave autentike, romantike dhe fantastike të seksit.

Hamendësimet

Burrat që janë nën moshën 45-vjeçare i lidhin problemet e tyre seksuale me lodhjen dhe stresin, ndërsa ata mbi 45 vjeç i atribuojnë një vend më të veçantë plakjes dhe disa sëmundjeve si hipertensioni, problemeve të prostatës, ose shqetësimeve kardiovaskulare. Impotenca është një patologji që në fakt duhet të mbahet nën vëzhgim dhe të veprohet në momentin e duhur. 94% e meshkujve pohon se do t’i drejtohej mjekut nëse do t’i shfaqeshin të tilla shqetësime, ndërkohë që prej tyre vetëm 3% do të merrte menjëherë pilulën e dashurisë. Faktorët që i shtyjnë pjesën më të madhe të meshkujve të konsultohen me mjekun janë ndërhyrja e partneres ose fakti që problemi preket nga vetë doktori, përmes fushatave informuese televizive dhe artikujve mjekësorë. Në mungesë të përshkrimeve të veçanta, 59% e meshkujve nuk merr ndonjë masë të veçantë. Megjithatë, kjo përqindje nuk është aq shqetësuese sa përqindja e lartë e meshkujve që pavarësisht se kanë probleme nuk i drejtohen mjekut.

Please follow and like us: