Albspirit

Media/News/Publishing

Pishina më e frikshme në botë, në katin e 24-t, me dysheme xhami

Arkitektët çdo ditë e më tepërt eksplorojnë dizajne të reja dhe interesante. Një nga më të çuditshmet është pishina e ndërtuar në një hotel në Kinë, e cila përveç faktit që gjendet në ballkonin e katit të 24-të të ndërtesës, ka një dysheme xhami, krejt të tejdukshme, në mënyrë që për ata që do të kenë guximin të futen në të, të duket sikur janë duke notuar në qiell. Vërtetë e frikshme, veçanërisht për ata që e kanë fobi lartësinë.

Pishina e çuditshme është ndërtuar në hotelin ‘Holiday Inn Shanghai Pudong Kangqiao’s’, në Kinë dhe është 30 metër e gjatë, 6 metër e gjerë dhe 20 metër e thellë (por thellësia brenda saj, në fakt duket e stërmadhe për shkak të bazamentit të tejdukshëm që bën të duket sikur uji zbret në 24 kate). Projekti është bërë nga firma ‘Chan Sau Yan Associates’ dhe është pishina më e frikshme jo vetëm në Kinë, por ndoshta në të gjithë botën.

Sipas përfaqësuesve të hotelit luksoz ku është ndërtuar pishina, qëllimi është që t’u ofrohet pushuesve që eksperiencë e paharrueshme noti. Nuk ka dyshim që e tillë do të jetë për këdo që ka guximin ta provojë.

Please follow and like us: