Albspirit

Media/News/Publishing

Planeti prej diamanti

Astonomët kanë zbuluar një planet ekzotik që duket se është i përbërë tërësisht prej diamantesh dhe që rrotullohet përreth një ylli të vogël në pjesën e pasme të galaktikës tonë.

Planeti i ri është me densitet shumë më të lartë se të gjitha planetet e njohura deri më sot dhe ka përbërës kryesor karbonin. Për shkak se është kaq me densitet të lartë, shkencëtarët llogarisin se karboni duhet të jetë i kristalizuar, gjë që do të thotë se pjesa më e madhe e kësaj bote të çuditshme është praktikisht diamant.

“Historia e evolucionit dhe densiteti mahnitës në këtë planet tregojnë se ai përbëhet nga karboni, – pra është një diamant masiv që bën xhiron mbi një yll të vogël çdo dy orë në një orbitë kaq të ngushtë sa është edhe përmasa e diellit tonë,” thotë Mattheë Bailes, astronom në universitetin e teknologjisë në Melburn të Australisë.

Ky planet gjendet 4 mijë vite dritë larg dhe ndoshta është mbeturinë e një ylli dikur masiv që ka humbur shtresat e jashtme.

Please follow and like us: