Albspirit

Media/News/Publishing

Pornografia, varësi njësoj si droga dhe alkooli

pornografia dhe te rinjtePornografia, imazhet apo videot me sfond seksual mund të krijojnë të njëjtën varësi që vërehet në rastin e përdorimit të drogave të rënda apo alkoolit.  Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim i kryera nga Universiteti i Cambridge.

Në këtë studim mbi efektet e pornografisë, shkencëtarët kanë zbuluar se tek njerëzit që janë të dhënë pas imazheve me sfond seksual ‘ndizen’ të njëjtat zona të trurit që janë aktive tek personat e varur nga droga apo alkooli.

Studimi del pak pasi një tjetër investigim kishte nxjerrë në pah se imazhet pornografike janë gjithnjë e më shumë të frekuentuara nga adoleshentët: 25 për qind e të rinjve nga 13-17 vjeç kalojnë gjithnjë e më tepër kohë të lidhur pas sajteve pornografike të ndaluara për moshën nën 18 vjeç. E gjitha kjo sipas ekspertëve, mund të ndikojë negativisht mbi edukimin seksual tek subjektet në fazën e zhvillimit, duke i shtyrë meshkujt t’i përdorin femrat si objekt seksual, çka çon në rritjen e rasteve të dhunës seksuale.

Please follow and like us: