Albspirit

Media/News/Publishing

Pozon nudo për politikanin e zemrës

Meghna Patel poses American Beauty-style in support of Narendra Modi's election hopes.A është e vërtetë që kandidati për kryeministër i Indisë, Narendra Modi, po merr këshilla nga kuratorët e imazhit më të këqij në botë? Reklamat e reja që i joshin indianët të votojnë për të, sugjerojnë se po. Në një reklamë, modelja Meghna Patel mban një poster të bardhë, ku është shkruar “Votoni Narendra Modi” mbi gjoksin e saj në tërësi lakuriq. Në të tjera, ajo pozon nudo, me përjashtim të disa petaleve të trëndafilit të pozicionuara në mënyrë strategjike.

Në fakt, këto reklama nuk janë zyrtare të fushatës dhe, megjithëse ato kanë tërhequr sakaq vëmendjen e të gjithëve, duket se nuk e kanë ndihmuar shumë politikanin të fitojë vota. Partia e tij, BJP, sakaq është distancuar nga këto reklama falas të padëshirueshme. Zëdhënësi i partisë tha: “Ne mirëpresim njerëzit që duan të na mbështesin, por nuk mbështesim shfaqje të tilla vulgare. Nëse dëshiron të mbështetësh Modin, ka mënyra të tjera, si p.sh. të marrësh pjesë në mitingjet e tij. Ne tërësisht e dënojmë këtë sjellje”.

Po pse e bëri modelja diçka të tillë? Përgjigjja varet nga personi që pyet. Patel ka mbrojtur fotografitë si një formë e mirë e shprehjes politike, duke i thënë medias vendase: “Nuk mund ta quash atë nudo apo vulgare. Unë i kisha të gjitha rrobat veshur. Kjo është mënyra se si unë po shpreh mbështetjen time për Modin dhe partinë”. Por ky shpjegim vështirë se mund të besohet, për shkak se nënkupton që e gjithë gardëroba e modeles përbëhet nga petale lulesh.

Një shpjegim më i pranueshëm është se Patel, e njohur në Indi për një rol të vogël televiziv, po përdor profilin e lartë të Modit për të ngritur profilin e vet dhe duke tërhequr vëmendje.

Duket se kjo ka funksionuar mirë për të: një vizitë te faqja e saj personale në internet jep këtë rezultat: “Kemi mbingarkesë, kthehuni më vonë”. Kjo po bën që politika po e kthen nuditetin në diçka interesante, apo jo?

Please follow and like us: