Prifti kapet në flagrancë me video homoseksuale
Një peshkop serb në Bosnjë, i njohur si mbështetës i Karaxhiç dhe që bekonte ushtarët serbë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, pritet të përballet me akuza për abuzime seksuale pasi dy priftërinj të një grade më të ulët do ta denoncojnë atë. Lajmi raportohet nga Balkan Insight.
Një avokat i dy priftërinjve të abuzuar, tha se peshkopi i Tuzlës dhe Zvornikut, Vasilije Kacavenda, duhej t’i përgjigjej shumë pyetjeve dhe se populli serb dhe kisha Ortodokse nuk mund të mbajnë mbi supe turpin e këtyre skandaleve.
Lajmi u bë i ditur kur gazeta serbe Blic tha se ka parë video pornografike ku peshkopi Kacavenda kryente akte seksuale dhe shumë djem të rinj njëherësh.
Javën e kaluar, policia arrestoi një prift me emrin Nikolaj Stamatovic në lidhje me akuzat për Kacavendan.
Prifti i arrestuar, sëbashku me një djalosh të ri, thuhet se u përpoqën të shisnin një video kompromentuese të peshkopit për 100 mijë euro.
Kacavenda u tërhoq nga shërbimi si prift vitin e kaluar duke deklaruar se qe sëmurë. Peshkopi ka qenë edhe më herët me reputacion të keq. Gjatë luftës së viteve 1992-95, ai mbështeti ushtrinë e serbëve të Bosnjës, qe i njohur si njeri pranë Radovan Karaxhiç and Ratko Mlladiç, dhe mbahet mend për propagandën kundër muslimanëve.
Thuhet se ai shkatërroi edhe disa shtëpi muslimanësh me synimin për të liruar vend për një manastir dhe kishë të re.