Albspirit

Media/News/Publishing

Protestohet kundër ndalesës së plazhit pa reçipeta

Një protestë në Brazil kundër ndalimit të plazhisteve pa reçipeta nuk arriti të tërheqë më shumë se disa dhjetëra gra. Në vend të tyre, pati me qindra fotografë dhe burra që dolën për të parë spektakël në plazhin e famshëm Ipanema të Rio de Zhaneiros.

Më shumë se 2 mijë gra patën premtuar se do të heqin reçipetat në plazh për të bërë thirrje që të anulohet një ligj që ndalon plazhin e nudistëve. Organizuesit thanë se shumica e grave u ndien të frikësuara për t’iu bashkuar protestës.

Protestuesit thonë se legjislacioni i Brazilit, i cili e përkufizon daljen në plazh pa reçipeta si akt të turpshëm, është hipokrit. Ato argumentojnë se nudizmi tolerohet gjatë karnavaleve të famshme të Rios. Ato pak gra që bënë protestën u tejkaluan në numër nga gazetarët dhe meshkujt.

“Është një puritanizëm fals dhe tregues i kulturës sonë maskiliste që ne kemi një ligj që ndalon gratë të dalin pa reçipeta”, tha Olga Salon. Ajo ishte një nga pak gratë që vijuan me protestën dhe hoqën reçipetat para një turme me fotografë e meshkuj spektatorë.

Organizuesja, Ana Rios, tha se ideja ishte të rritet ndërgjegjësimi ndaj paragjykimit ndaj grave në Brazil. “Sa keq që u bë një cirk mediatik. Ajo që më habit me të vërtetë është numri i meshkujve që erdhën këtu vetëm për të parë gjokset e femrave”, tha ajo. Lëvizja filloi kur një aktore u përball me një polic gjatë një seance fotografish. Ajo thotë se polici e kërcënoi me arrestim në rast se ajo nuk vinte reçipeta. “Unë as nuk e dija që ishte ilegale”, tha ajo. Në fakt, një ligj i viteve 1940 thotë se dalja në plazh pa reçipeta është e dënueshme me tre muaj deri në një vit burg.

Dënimet nuk zbatohen, por dalja pa reçipeta në plazh është e ndaluar në shumicën e plazheve të Brazilit.

Please follow and like us: