Raporti i Prokurorit te Ukraines
RAPORTI I PROKURORIT TE PERGJITHSHEM TE UKRAINES LIDHUR ME FILLIMIN E KRIZES NE UKRAIN. TE LARAT E TE PA LARAT E PUTINIT PO DALIN NE MEIDA GJITHNJI E MA TEPER./
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
Perpara se te fillonin luftimet ne prill te 2014-tes ne Ukrainen lindore, u bane demostrata ne fruer dhe ne mars.
Demosratat e marsit qe u bane ne qytetet ku kishte shume rusofoles ne zonen lindore dhe jugore te Ukraines, perpara se te fillonin luftimet, u karakterizuen nga media qe anonte ndaj Kremlinit si Pranvera Ruse.
Si rrjedhim i kryengritjes ne Sheshin Europa te Kievit Presidenti Janukovic u detyrue te largohej nga detyra. Keto ngjarje u duken, pothuejse krejtesisht, si nji fenomen i brendshem, me nji fjale ishin masat e popullit, dhe se Kremlini shfrytzoi rastin dhe e perkrahu ceshtjen, vetem sa per sy e faqe.
Por tashti, kjo gja duket krejtesisht ndryshe.
Simbas raportit te Prokurorit te Pergjithshem te Ukraines, qe u ba i ditun perpara disa diteve ekzistoshin incizime bisedash telefonike qe u bane ndermjet Kremlinit dhe Sergei Glaxzievit dhe rusofileve te tjere ne Ukraine,,ne te cilat jepen udhzime specifike, per te nxitun trazime ne Donetsk,Zhaperizhje dhe Odese, qe nga frueri i 2014-tes, domethane, perpara se Rusia kishte aneksue Krimene,
Keto incizime te bisedave telefonikle, jo vetem qe lajne te kuptohet, se Pranvera Ruse, u nxite, u organizue dhe u financue nga Moska, por gjithashtu vehet ne dukje se Kremlini kishte ne plan, per te marre nen kontroll, nji pjese te madhe te Ukraines lindore, po te dilte kryengritja me sukses.
Anton Shekhostov, i Institutit per Studime Humanitare ne Viene tha ” Per t’ia mberrijte ketij qellimi, ata ksihin nevoje, per nji kryengritje masive vendase.Ai shtoi “Nuk kishte randsi nese banoret vendas, duhej te mobilizoheshin ideologjikisht, ose te paguheshin me te holla. Moska kishte nevoje per ta, per te paraqitun faktin se kryengritja bahej nga vendasit, per te justifikue nderhymjen ushtarake, per te mrojtun popullin.
Perfundimi ishte se Rusia vetem mujti te nxiste mjaft trazime per te nderhy ushtarakisht ne Donstsk dhe Luhansk, por deshtoi ne Kharkiv, Odesa, Zhaparizhje e zona te tjera. Nuk nuk don te thote se ajo, edhe ne kto zona i bani perpjekjet e nevojshme.
Ne nji bisede te incizuemecizueme ne fruer te 2014-tes, Glaziev foli per financimin e kryengritjes ne Kharkiv e ne Odese, me Konstatin Zatulinin, nji antar i Dhomes se Deputeteve, e tashti nji zyrtar ne Krimen e pushtueme nga Rusia. Ne nji bisede tjeter ne mars, ai kercnoi personin e quejtun Ana Petric, nji ish deputete e Dhomes se Ulet Ruse, per arsye se nuk po baheshin demostrata neper rruget e Zaprizhjes, tuej i dhane asaj te organizonte njerzit, per te marre nenkontroll ndertesen e Keshillit Krahinor te Zhaprizhjes. Ai e Pyeti ate, “Pse Zhaprizhja asht e qete?” Glaziev shtoi se “Ai ka urdhna te dretperdrejte, nga eproret kryesore, qe te organizoheshin njerzit ne demostrata, ne rruget e Ukraines. Ai shtoi se, ” Nese protetat kunder qeverise nuk do te jene te medhaja sa duhet, dhe nese nuk jepshin pershtypjen e duhun, se perkraheshin nga popullsija vendase, nuk do te kete perkrahje me arme nga Rusia. Ai shtoi,”Ne qoft se ka mjaft kryengritje neper rruge, atehere Risia do te nderhyje, sic bani ne Ukrime.”
Glaziev gjithashtu i dha urdhen nji njeriu nga Odesa, i cili quhej Denis, se demostruesit duhet pa tjeter te marrin nen kontroll Keshillin Krahinor dhe te deklarojne autoritetet e Kievit te paligjeshme dhe t’i bajne thirrje Putinit per ndihme U duk gjithashtu se, ai donte te lente te kuptohej, se Rusia ishte gati te nderhynte ushtarakisht.
Si Glazievi po ashtu Zalutini i kane pergenjeshtrue permbajtjet e ketyne incizimeve. Por ato perputhen me strategjine qe vihet ne dukje nememorandumin qe u ba publik vjetin qe kaloi, i cili u botue ne gazeten liberale Novaja Gazeta ku thuhet se ky memarandum u perpilue nen mbikqyrjen e Kremlinit, nga Oligarku pro -Rus Konstantin Malofejev, dhe u analizue nga zyrtaret ma te nalte ne fruer te 2014-tes, kur kryengritja ne Euromeidan, ishte ne piken ma te nalte, dhe perpara se Janukovici te detyrohej te ikte. Ne ate dokument vehej ne dukje plani per anaksimin e Krimes dhe nji pjese te madhe te Ukraines lindore; ne menyre te vecant krahinen e Kharkivit.
Pjesmarrja e Rusis ne nji veprim qe mund te shkatoje shperbajen e Shtetit Ukrainas, jo vetem qe do t’i jepte nji hov te ri planit te integrimeve, qe ka Kremlini, por do t’ia baje te mundun vendit, per te ruejt, sic u tha ma pare, kontrollin e sistemit te ekspotimit te gazit ne Ukraine, tuej ia kthye Rusise nji ga rrolet e saje kryesore. Ne te njejten kohe do te ndryshoje, ne menyre rrajsore gjendjen e pergjithshme gjeoplitike te Europes Lindore e Qendrore, tuej ia kthye Rusise nji nga rrolet e saj kryesore.
Nga nji ane,,e gjithe kjo perforcon ate qe shume njerez kane dyshue qe nga fillimi, por me gjithe kete, te marruna se bashku, strategjija qe vehet ne dukje ne memorandumin e Malofejevit dhe bisedat telefonike te Glazievit, vertetojne ma se miri, se ku e kishte burimin lufta qe u zhvillue ne Donbas.
“Andreas Umland i Insitutit per Bashkpunim Europian, me qender ne Kiev, thote se keto gjana, jo vetem lajne te kuptohet se lufta ne Ukrain u nxite nga Rusia” Ai shtoi “Trazinat qe paraprine shperthimin e luftimeve, u organizuen, u drejtuen dhe u financuen nga Moska.”
Please follow and like us: