Albspirit

Media/News/Publishing

Referendum për prezervativët në filmat porno

Në Los Angeles do të mbahet një referendum për të vendosur nëse aktorët e filmave porno duhet të përdorin prezervativ gjatë xhirimeve. Zgjedhësit e kontesë, ku prodhohen pjesa më e madhe e filmave pornografikë, në Nëntor do të thirren në votime për të shprehur vullnetin e tyre për këtë çështje. Referendumi do të zhvillohet pasi një shoqatë për luftën kundër AIDS ka mbledhur 371.000 firma, pra më tepër se 232.000 firmat që nevojiten për kryerjen e referendumit. Ndërkohë është vendosur që referendumi të mbahet në 6 nëntor, ditën e zgjedhjeve presidenciale, çka pritet të shoqërohet me një pjesëmarrje të gjerë në votime. Ligji i emërtuar “County of Los Angeles Safer Sex In The Adult Film Industry Act”, nëse aprovohet, do të detyrojë producentët e filmave për të rritur të paguajnë një taksë për të financuar kontrollet dhe të kërkojnë një leje të posaçme në Departamentin e Shëndetësisë në kontenë e Los Angeles, ku bëjnë pjesë 85 qytete.

Please follow and like us: