San Francisco, martesë lakuriq për të sfiduar ligjin
Gypsy Taub, gruaja-simbol i lëvizjes për të drejtat e natyralistëve në qytetin më antikonformist të SHBA, San Francisco, ka sfiduar sërish ligjin kundër nudizmit në rrugë dhe mjetet e transportit publik.
Taub ka vendosur të martohet në sheshin kryesorë pa rroba, e mbuluar vetëm me një vello të bardhë, e ka shkëmbyer unazat e martesës me shokun e saj, Jaymz Smith.
Çifti është paditur, por pa shumë pasoja. Taub e Smith janë mbuluar me peshqirë dhe larguar nga forcat e rendit.
Please follow and like us: