Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, muzeu El Segundo i hapur një natë për vizitorët nudist

630763_naturisti-museoRespekt për të drejtat e autorit apo gjetje publicitare? E vështirë për tu vlerësuar plotësisht iniciativa e Muzeut të  artit modern në El Segundo, i cili për një mbrëmje ka pritur një publik vërtetë të veçantë: të gjithë nudist.

Në fakt ekspozita artistike ka pranuar kërkesën e asosacionit natyralist të Kalifornisë që kërkonte të festonte në mënyrë të veçantë javën e nudizmit.

Për gjithë mbrëmjen Muzeu ka qëndruar i hapur ekskluzivisht për vizitorët që shfaqeshin pa rroba.

Takimi është lançuar në mënyrë rigoroze nëpërmjet listave të shoqatave të ndryshme natyraliste për të evituar turmën e kuriozëve. Megjithatë ngjarja nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së kalimtarëve, të cilët kanë mbetur jo pak të habitur kur kanë hasur vargun e personave nudo në hyrje të muzeut, ku ndodhen të ekspozuara veprat: “Truth” dhe “Verità”.

Please follow and like us: