Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, superavioni me 7000 km/h

Ushtria amerikane është duke testuar një avion super të shpejtë, i cili është i aftë të përshkojë distanca shumë të mëdha me shpejtësi të llahtarshme prej rreth 7ooo km/; avioni hipersonik x-51 Waverider mund të përshkojë distancën Londër-New York për më pak se një orë, duke thyer rekordin e arritur deri më tani vetëm nga raketat kozmike.

Avion pa pilot është projektuar për qëllime ushtarake, megjithëse në të ardhmen mund të përdoret edhe për transport mallrash apo njerëzish.

Qëllimi është që të projektohet një avioni cili të tejkalojë shpejtësinë e zërit, të cilin hipersonik x-51 e lë pas disa herë.

Avioni me gjatësi 6 metra do t’i nënshtrohet sot një testi të fundit, duke u nisur nga brigjet kaliforniane dhe mendohet të arrijë shpejtësinë mbi 7000 km në orë. Sipas analistëve ushtarakë, bëhet fjalë për një teknologji super të avancuar të ushtrisë amerikane, që do t’u japë mundësinë të transportojnë mallra apo pasagjerë me shpejtësi marramendës, aq sa kundërshtarët nuk do të kenë kohë të reagojnë.

Please follow and like us: