Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptari i parë që firmos një kontratë me Real Madrid

Ai nuk e kishte besuar se do të vinte një ditë dhe do të takonte yjet e futbollit europian dhe të Real Madridit “live”. Për më tepër ky shqiptar për pak ditë do të jetë bashkëlojtar me ta.

Talenti 16-vjeçar nga Kumanova e Maqedonisë, Egzon Alili ka nënshkruar një marrëveshje 7-vjeçare me kampionët e Europës. Për mediat e Maqedonisë ai ka rrëfyer ditën që ka kaluar te skuadra e madhe dhe takimet me Ronaldon, Rodriguez e të tjerë.

“Ishte hera e dytë që vizitova Madridin dhe stadiumin ‘Bernabeu’. Herën e parë kam qëndruar 9 ditë, tani  dy ditë. Fillimisht nuk më besohej se jam unë. Stadiumi ishte i madh. Atmosfera ishte shumë e mirë. Të gjithë lojtarët erdhën dhe më vizituan. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Realit, pasi më është plotësuar një ëndërr si futbollist profesionist. Uroj që të kem një karrierë të pasur si e Ronaldos”, e nis rrëfimin e tij për “Lajm”, Egzoni, 16 vjecar.

Alili ka pasur një bashkëbisedim me James Rodriguez, nga i cili ka kërkuar që tia jap fanellën me numrin 10.

“Po, fola me James Rodriguez dhe ndoshta ma jep fanellën me numrin 10-të”, tregon Alili.

Talenti i madh nga Kumanova rrëfen edhe për atë se cka i ka thënë ylli i futbollit europian dhe botëror, Cristiano Ronaldo, dhe këshillat e tij.

“Po më kujton veten kur isha i vogël. Duhesh të punosh shumë për të arritur në nivelin tim më tha Ronaldo”, – tregon Alili që të premten do të prezantohet si lojtar i ri i ekipit të parë të Real Madridit.

Egzon Alili nga SV Ried kaloi te gjiganti spanjoll, Real Madridi duke nënshkruar kontratë 7-vjecare.

Please follow and like us: