Albspirit

Media/News/Publishing

Shtetet balltike dhe Suedia, dyshime ndaj gazsjellësit rus

z Suedia dhe tre nga fqinjët e saj balltikë po ndjekin nga afër planet për të ndërtuar një gazsjellës të dytë nënujor që do të transportojë gazin natyror nga Rusia në Gjermani, deklaruan sot ministrat e Jashtëm suedez dhe balltikë.

“Gazsjellësi ‘Nord Stream 2’ është një projekt ekonomik që ka edhe pasoja të tjera”, tha ministrja e Jashtme suedeze Margot Wallstrom pas bisedimeve me homologët e saj nga Estonia, Letonia dhe Lituania.

Ajo u shpreh se Suedia ka një rol të kufizuar duke qenë se gazsjellësi nuk kalon në territorin e tyre, por në zonën e tyre ekonomike, duke shtuar se vendi i saj do të veprojë në përputhje me ligjet e saj si dhe me ligjet ndërkombëtare.

“Nuk na pëlqen ‘Nord Stream’. Pikë!”,  tha ministri i Jashtëm letonez Edgars Rinkevics.

Së shpejti Komisioni Evropian do të paraqesë një analizë të projektit përkundër sfondit të bashkimit të energjisë së BE-së dhe përpjekjet për të shmangur varësinë në një furnizues ose në një burim energjisë.

Please follow and like us: