Skandali me ushqimin në spitale/ Mjeku kirug denoncon
Ushqimi në spitale është një skandal më vete. Kjo jo vetëm për pacientët për edhe doktorët dhe stafin e spitalit.
Dr. Stefan Faber, kirurg në Spitalin Rajonal Korçë ka denoncuar ushqimin që i serviret personelit të spitalit. Siç duket edhe në foton e mëposhtme ai ka përpara si ushqim kos, djathë dhe vezë, duket që pjatës nuk i mungon edhe shumë bukë. Një ushqim që doktori mos “ngopet” shumë, kjo pjatë i është servirur kolegut të tij kirurg specialist.
Ky është skandali me ushqimin në spitalet tona, dhe denoncimi vjen nga një kirurg korçar i cili ka kurajon të flasë publikisht dhe të denoncojë këtë skandal.
“Dr. Stefan Faber, kirurg në Spitalin Rajonal Korçë, është një nga kampionët e përdorimit të programit të Telemjekësisë. Që me vendosjen në spital të këtij programi, ai ka kryer 23 telekonsulta, duke përmirësuar kështu cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve”, shkruan faqja e USAID për dr. Faberin. Ai është djali i ish-drejtuesit dhe ish-deputetit socialist Niko Faber.
Ja cfarë shkruan Dr. Stefan Faber:
Darka e mjekut specialist kirurg me te cilen do te perballohen pjesa dermuese e nevojave kalorike.
Per te qene me i sakte, kjo eshte tava e mjekut reanimator,e fotografuar (ndjese) pa dijenine e tij. Mjeku jeton ne Spital dhe ka ardhur nga Durresi per nevoja emergjente te Spitalit. Siç shihet, oferta eshte shume atraktive dhe me kete menyre tentohet te terhiqen edhe mjeke te tjere.
E kush nuk e kafshon kete karrem kaq tentant dhe nuk ngelet i lidhur perjetesisht me hospital-itetin tone?! Para rreth nje viti, ne Spital ndesha rastesisht nje personazh deri diku te njohur te qytetit tone, nje njeri teper i thjeshte por vecanerisht punetor i palodhur.
Per arsye se personi ne fjale, priste ne nje ore te vone, fatin e nje personi te families se tij ne reanimacion, mendova t’i ofroj dicka nga darka ime “e pasur” e mences se Spitalit.
Nuk mund t’a harroj kurre reagimin e tij kur pa taven time te ushqimit! –Doktor! Me tha…”deri ketu paskeni arritur” ! U befasova sepse nuk e prisja qe ai te dinte situaten dhe aq me teper te bente krahasimin. Me tregoi qe nuk ishte i huaj per spitalin dhe me tregoi qe ne moshe te vogel te tij, nena e tij kishte punuar sanitare. Me tregoi se darka e doktorit te rrojes ishte me bexoĺlat sa palma e dores se tij prej punetori, dhe qe mjeku respektohej si mbreti ne kete aspekt, e jo vetem. Nuk preku gje me dore dhe me tha te kujdesesha per vehten se kisha nate te gjate perpara.
https://www.facebook.com/cercizloloci/