Albspirit

Media/News/Publishing

Stinët dhe seksualiteti

Ndërrimi i stinëve influencon tek seksualiteti dhe dëshira për të ndenjur bashkë, sidomos gjatë kalimit nga një stinë e ngrohtë në një të ftohtë si ajo që jemi duke pritur

Ndryshimi i stinëve nuk i intereson vetëm agrikulturës, por gjithë natyrës në kuptimin më të gjerë të fjalës. Dhe ne njerëzit, që nuk mund të bëjmë përjashtim nga ritmet e natyrë, sado që mund të përpiqemi ta shohim veten të shkëputur prej saj, jemi gjithashtu të ndikuar prej ndryshimit të stinëve.

Nisur nga modeli i jetës së kafshëve dhe bimëve, në dimër duhet të ngadalësojmë pak ritmet, sepse kjo është pikërisht periudha e pushimit. Në vend të kësaj, ne njerëzit bëjmë krejtësisht të kundërtën: në vjeshtë, në fakt rifillojmë punën me ritme të çmendur.
Në këtë periudhë, sipas studiuesve, seksualiteti rritet, duke sjellë mes të dashuruarve dëshirën për të ndenjur sa më pranë.

Sipas prof. Till Roenneberg, nga Universiteti i Bavarisë, në Gjermani, ky fenomen lidhet me atmosferën që e shoqëron zakonisht këtë ndërrim stinësh. Në qoftë se vjeshta për shumë persona përkon me sindromin e ashtuquajtur SAD, që është një çrregullim emocional sezonal si pasojë e të cilit disa njerëz ndihen të depresuar, për shumicën e njerëzve ky trishtimi i fshehur kompensohet me rritjen e prodhimit të hormonit dopaminë – i njohur edhe si hormoni i lumturisë.

Rritja e prodhimit të dopaminës, sipas prof. Roenneberg, nënkupton një rritje të dëshirës për përkëdhelje mes të dashuruarve dhe gjithashtu shtim të dëshirës për të ndenjur sa më pranë njëri-tjetrit.
Vjeshta pra, konsiderohet si stina e dëshirës për ngrohtësi dhe përqafime, ndaj i afron më tepër partnerët.

Please follow and like us: