Albspirit

Media/News/Publishing

Studimi, në 2050 të gjithë njerëzit do të bëhen vegjetarianë

Në vitin 2050 do jemi të detyruar të bëhemi të gjithë vegjetarian. Të paktën kështu thotë një studim i “Stockholm International Water Institute”, i publikuar me rastin e Javës Botërore të Ujit, i cili shpjegon se me rritjen demografike të popullsisë do të vijë humbja e rezervave hidrike.

”NUK DO TË KETË UJË MJAFTUESHËM PËR TË PRODHUAR USHQIMIN E NEVOJSHËM PËR 9 MILIARDË PERSONAT QË DO TË JETOJNË NË TOKË NË VITIN 2050, SIDOMOS NËSE MBAHET TRENDI AKTUAL”, THOTË AUTORJA E RAPORTIT, MALIK FALKENMARK.

Sipas autorëve zgjidhja do të jetë një dietë vegjetariane për të gjithë popullatën e planetit. Aktualisht, 20 për qind e proteinave që na nevojiten, i sigurojmë nga produkte të derivuara nga kafshët: mishi dhe produktet e qumështit. Në vitin 2050 kjo përqindje duhet të zbresë në 5 ose dhe më pak, nëse duam të shmangim konfliktet për mungesë ushqimi.

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: