Albspirit

Media/News/Publishing

Të shikosh të njëjtin film, të jep siguri

Sipas studiuesve, në këtë mënyrë nuk rrezikojmë të gabojmë dhe zbulojmë detaje që i kemi lënë pas dorë në të shkuarën

Filmi ‘Ditari i Bridget Jones’

Pothuajse shumica e njerëzve e shohin të njëjtin film disa herë, dëgjojnë të njëjtën këngë disa herë dhe shkojnë me pushime në të njëjtin vend. Kjo ndodh pasi nga këto sjellje të përsëritura “kënaqën” disa nga nevojat e rëndësishme psikologjike të njeriut.

Dukuria në fjalë është analizuar në mënyrë shkencore nga Cristel Russell, profesore e marketingut në Universitetin Amerikan në Uashington. Ajo e ka quajtur këtë fenomen si ‘rikonsumimi’ apo ‘vlera të përsëritura’.  Detajet e studimit do të publikohen në numrin e gushtit të ‘Journal of Consumer Research’, por rezultatet paraprake janë të disponueshme dhe mund të shqyrtohen .

SIPAS STUDIMIT NË FJALË, KONSUMIMI I PËRSËRITUR I NJË PJESE MUZIKORE APO NJË FILMI MOTIVOHET  ME GARANCINË DHE SIGURINË QË NE NDIEJMË NË REZULTATET E VEPRIMEVE TË PËRSËRITURA, TË CILAT I NJOHIM QË MË PARË, DHE KËNAQËSINË QË NA JEP PËRFUNDIMI I DITUR PARAPRAKISHT.

Përveç kësaj, njerëzit vazhdojnë të shikojnë me interes filmat të cilët i kanë parë edhe në të shkuarën, tashmë nga perspektiva për të zbuluar detaje të vogla që mund të jetë harruar në impaktin e parë.

“Sjelljet e bazuara tek rikonsumimi ‘kënaqin’ pesë nevoja të rëndësishme psikologjike: nevojën regresive, progresive, rindërtuese, relacionale dhe reflektuese”, – thotë dr. Russell. E njëjta gjë vlen edhe për rishfletimin e librave që i kemi lexuar më parë apo rikthimi për të kaluar pushimet në të njëjtin vend vazhdimisht. Sipas studiueses, arsyeja e këtij veprimi është shumë më madhore sesa thjesht nostalgjia.

MOTIVET QË I BËJNË DISA NJERËZIT TË GJEJNË PAK KOHË TË LIRË PËR TË PËRSËRITUR TË NJËJTIN AKTIVITET JANË TË THELLA DHE TË BRENDSHME, THOTË STUDIUESJA.

Duke qenë të qartë dhe të njohur me këtë fenomen gjithënjerëzor, atëherë sipërmarrjet e ndryshme ekonomike mund t’i njohin më mirë klientët e tyre dhe të krijojnë produkte që nuk do të reshtin së përdoruri ndonjëherë.

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: