Albspirit

Media/News/Publishing

Tradhtia bashkëshortore i bën keq zemrës

Mashkulli tradhtar rrezikon një infarkt, për shkak të stresit të akumuluar nga marrëdhënia e re dhe ndjesia e fajit karshi partneres.

Meshkujt që tradhtojnë bashkëshortet e tyre rrezikojnë të pësojnë një infarkt, dhe ky përfundim ka dalë si rezultat i një studimi të mirëfilltë shkencor. Mbi të gjitha, kjo është më e zakonshme tek meshkujt që ‘preferojnë’ ta tradhtojnë bashkëshorten e tyre me një partnere shumë më të re se vetja, duke ndjekur rrjedhimisht një stil jetese dhe performanca të papërshtatshme për moshën e tyre më të thyer. Konkluzionet e studimit kanë përpunuar nga studiuesit e Universitetit të Firences në Itali, të cilët në fakt janë mbështetur në ekzaminim e studimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me raportet në çift, duke vëzhguar në këtë mënyrë impaktin që kanë disa lloj marrëdhëniesh në shëndetin e njerëzve.

TASHMË ËSHTË PROVUAR EDHE SHKENCËRISHT SE VDEKJA PËRMES INFARKTIT NË ZEMËR ËSHTË MË E MUNDSHME KUR NJË MASHKULL ËSHTË ME TË DASHURËN SE SA KUR ËSHTË ME GRUAN. SIPAS KËRKUESVE ITALIANË, NJË INFARKT TEK NJË MASHKULL NUK NDODH POTHUAJSE KURRË KUR AI ËSHTË DUKE KRYER MARRËDHËNIE ME GRUAN E TIJ, POR NDODH SHPESH KUR AI ËSHTË ME TË DASHURËN, DHE AQ MË TEPËR KUR AJO KA MOSHË SHUMË TË RE.

Në këtë mënyrë, meshkujt, pak nga ndjenja e fajit për tradhtinë që janë duke kryer, pak nga ankthi apo përpjekja për t’ju përshtatur partneres më të re në moshë, rrezikojnë të pësojnë një atak kardiak. Për të mos folur pastaj për ‘pilulat e dashurisë’, të cilat tanimë janë masivisht të përdorura, sidomos nga meshkujt në moshë, por që bartin gjithmonë riskun potencial për të sjellë në rastin më të mirë një problem në zemër dhe në rastin më të keq një infarkt.

 

Please follow and like us: