Tradhtia e Obamës, mashtrim. Fotografi francez: Doja të bëja një shaka të madhe
Paparaci francez Paskal Rostain përhapi, mengjesin se henes, gjatë një transmetimi të drejtëpërdrejte në radion “Europe1” një lajm jo të vërtete duke thënë se gazeta prestigjoze amerikane “Washington Post” do të bëjë publike lidhjen e fshehtë mes Presidentit amerikan, Barak Obama dhe kengetares me fame boterore Beyonce.
Në kohën kur ai e tha, në Shtetet e Bashkuara ishte natë dhe në mengjes, zëdhënësi i “Washington Post”, Kris Korati i quajti te rreme deklaratat duke thene: “Nuk po përgatisim asnjë artikull të tillë”.
Fjalet e Rostain qarkulluan ne shume media të huaja apo në rrjetet sociale. Gjate emisionit ne radio, Paskal Rostain do të prezantonte librin e tij, ku flitej për dallimin mes jetës private dhe publike të njerezve të politikes, veçanerisht pas historisë se presidentit francez, Francois Hollande dhe aktores Julie Gayet.
Paskal Rostain hyri në debat me një të lajm që pati jehonë ndërkombëtare. Por pas përgenjeshtrimit të “Washington Post” fotografi i shpjegoi gazetës “Le Figaro”: “Po promovoja librin tim të ri në studion e radios ‘Europe1’ dhe doja të bëja një shaka të madhe. Degjojeni mirë se cfarë kam thënë në radio, në fund të fjalisë sime do të më dëgjoni te qesh. Eshte e habitshme të shikosh jehonën botërore që shkaktoi, – tha ai. – Me pare ishin sekretet që transformoheshin në të vërtete. Ndërsa tani një lajm i pabazë”.
Mediat nderkombetare nenvizojnë faktin se lajmi i pavërtete u bë publik pikerisht kur ne Shtepine e Bardhe po mberrinte presidenti, per te cilin javët e fundit ishin te veshtira. Ai u vu në shenjestër të mediave për lidhjen e tij me aktoren Julie Gayet. Duket se mediat po kërkojnë një te çarë në marredhenien e çiftit Obama, kjo nisi me ceremonine e lamtumires së ish-presidentit te Afrikes se Jugut, Nelson Mandela, pas publikimit te fotove ku presidenti amerikan Barak Obama, buzeqeshte dhe bente fotografi me kryeministren e Danimarkes Hele Thorning Shmid.