Albspirit

Media/News/Publishing

Truri i pianistëve është ndryshe?

Pianistët kanë një organizim të ndryshëm të disa zonave cerebrale: pikërisht të atyre zonave që analizojnë tingujt. Në fakt, është arritur të vërtetohet se të mësosh t’i biesh pianos gjatë fëmijërisë dhe më pas të vijohet me studimin e saj edhe në moshë të rritur, modifikon strukturën celebruare. Kjo, pasi truri ynë ndryshon dhe mëson vazhdimisht, duke treguar një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur në ambient.

Veç të tjerash, sipas një studimi të Fredrik Ullen, nga ‘Karolinska Institutet’ në Stokholm, i cili më pas është publikuar në revistën “Natyra e Neuroshkencës”, vazhdimi i ushtrimit çon në prodhimin e të ashtuquajturës ‘substancë e bardhë, mielina, një kompleks yndyror që rrethon nervat dhe që shërben për të përshpejtuar transmetimin e sinjaleve, për shembull përforcon nervat që lejojnë lëvizjen në mënyrë të pavarur të gishtat të duarve.

Please follow and like us: