Turqi, vesh fustan me dekolte të tepruar, prezantuesja pushohet nga puna
Një fustan me një dekolte e ekzagjeruar i ka kushtuar vendin e punës prezantueses Gözde Kansu. Bukuroshja drejtonte spektaklin televiziv Veliaht, në rrjetin televiziv turk ATV dhe në shfaqjen e radhës ka veshur një fustan tepër të hapur në pjesën e dekoltesë.
Paraqitja e Kansu nuk i ka pëlqyer Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila nëpërmjet zëdhënësit të saj e ka cilësuar gruan “të papërshtatshme”.
Zëdhënësi Hueseyin Celik ka thënë: “Nuk duam të ndërhyjmë në jetën private të askujt, por kjo është e tepërt dhe e papranueshme”. Pas reagimit të Celik, televizioni ka vendosur të pushojë nga puna prezantuesen.
Please follow and like us: