Vendi më i izoluar në planet, ç’ndodh pas ‘perdes së hekurt’ të Koresë së Veriut
Këto foto hedhin pak dritë mbi jetën brenda Koresë së Veriut, vendit më të izoluar dhe hermetik në planet.
Imazhet janë realizuar nga fotografi suedez, Bjoern Berman, 59 vjeç, që ka udhëtuar për nëntë ditë në këtë vend.
Aty shihen autostrada të boshatisura, rrugë të mbushura me ushtarë, ndërtesa dhe uzina të braktisura, njerëz që punojnë si kafshë në zonat rurale.
59 vjeçarit iu deshën dy vite që të merrte vizën për të hyrë në këtë vend dhe kudo lëvizte me një autobus zyrtar, i shoqëruar nga rojet.
Imazhe të tjera tregojnë statujat gjigante të udhëheqësve të kombit, ndërtesat e larta dhe rrugët pothuajse të shkreta të kryeqytetit Phenian.
“Fëmijët dhe miqtë e mi mendonin se ishte 100 për qind i çmendur që po shkoja në Korenë e Veriut dhe më kërkuan që të qëndroja në shtëpi. Por Koreja e Veriut është një nga vendet më të sigurta në botë për turistët, sipas OKB. Ata nuk na lejonin të flisnim me vendasit. Udhëtimi ishte i frikshëm, i tmerrshëm dhe i bukur njëkohësisht”, rrëfen fotografi.