Violina që ‘qetësoi’ pasagjerët e ‘Titanikut’ ndërsa mbytej shitet për 1, 2 mln euro
1, 2 mln euro është shitur violina që u përdor për të qetësuar pasagjerët ‘Titanik’, ndërsa gjiganti i deteve po mbytej bashkë me mijëra pasagjerët e tij 100 vjet më parë.
Violina që i përkiste liderit të bandës muzikore të anijes, Wallace Hartley, i cili humbi jetën bashkë me 1517 pasagjerët e tjerë të anijes, u shit gjatë një ankandi të zhvilluar në Londër dhe ishte vlerësuar si një nga simbolet më domethënëse të tragjedisë më të madhe ujore në historinë e njerëzimit.
Sipas asaj që deklaruan të mbijetuarit e ‘Titanikut’, në momentin që anija po mbytej dhe njerëzit të përfshirë nga paniku po bënin gjithçka për të shpëtuar, banda muzikore e Hartley vazhdonte të luante muzikë për t’i qetësuar disi pasagjerët e tmerruar.