Vodka vret rusët, 25% e burrave vdesin nën 55 vjeç
Konsumi i zakonshëm i vodkës në Rusi ka bërë që meshkujt në këtë vend të kenë jetëgjatësinë më të ulët në botë, me një mesatare vdekshmërie në 64 vjeç (nga 76 që e kanë amerikanët).
Raporti i tyre i vështirë me këtë pije alkoolike është bërë objekt i një studimi të gjerë shkencor, i publikuar ditën e sotme, sipas të cilit 25% e meshkujve rusë ndërrojnë jetë përpara moshës 55-vjeçare për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga alkooli.
Mesatarisht një mashkull që mund të quhet ‘pijanec i fortë’ konsumon 1 litër e gjysmë vodka në javë dhe numri i këtyre njerëzve, të cilët janë më të predispozuar të ndërrojnë jetë në moshë relativisht të re, ka ardhur duke u rritur në Rusi. Kjo, edhe pse gjatë viteve të fundit, shteti rus ka rritur në mënyrë të njëanshme çmimin e produktit si një mënyrë për të parandaluar rritjen e përdorimit të tij.
https://www.facebook.com/cercizloloci/