Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet kombëtarja e Kosovës

Mediat ne Kosove kane zbardhur grupin e lojtareve, qe pritet të jenë në listët e Kombëtares së Kosovë spër ndeshjen e parë të botërorit 2018, me Finlandën më 5 shtator. Albert Bunjaku ka mësuar tashmë se shqiptaret e Zvicrës, përfundimisht do te qëndrojnë me “helvetet”. Granit Xhaka me nje letër te hapur, ka shpjeguar se perse nuk zgjodhi Kosovën, duke deklaruar se aktivizimi ne Evropian me Zvicrën, ia beri te pamundur një gje te tille ne baze te rregullores se UEFA-s. Megjithatë Kosova do te ketë një grup interesant lojtaresh. Ne porte bie ne sy Samir Ujkani, ne mbrojte, Loret Sadiku, Rrahmani, Ismaili i Hajduk Split etj. Mesfusha dhe sulmi janë repartet ku dominojnë lojtaret me nje CV me te pasur si Herolind Shala, Meha, Bernard Berisha, Valon Berisha i Salzburg, talenti i Herenven Zeneli qe braktisi Suedine, dy lojtaret e Man, Cityt, Celina dhe Bytyci, Halimi i Mainz apo edhe Rashica i Viteshes. Kombëtarja e Kosovës përfshihet në grupin kualifikues I, qe konsiderohet i forte me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Ukrainën dhe Finlandën.

 

Please follow and like us: