Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulimi, Faraoni Ramses III u ther në grykë

Një komplot theri faraonin e Egjiptit Ramses III duke i prerë grykën, besojnë tashmë shkencëtarët bazuar në një autopsi të re. Rezultatet e skanimit të parë për të ekzaminuar mumien e faraonit tregojnë një prerje në qafë, mjaftueshëm të thellë për t’u konsideruar fatale.

Sekreti ka mbetur i fshehtë për shekuj të tërë nga fashot që kanë mbuluar qafën e mumies dhe që nuk mund të hiqeshin nga frika e shkatërrimit të saj. Por studimi i fundit mund të mbyllë një nga debatet më të mëdha mbi vdekjen e tij. Se si vdiq faraoni i famshëm, ka qenë e paqartë për historianët.

Dokumente antike tregojnë se më 1155 para Krishtit, anëtarët e haremit të tij tentuan ta vrasin si pjesë e një komploti brenda pallatit. Por mbetet e paqartë nëse tentativa ishte e suksesshme. Disa thonë se ishte, ndërsa të tjerë mendojnë se ai i mbijetoi. Dokumentet thonë se një gjyq u zhvillua mbi komplotin se një nga djemtë e shumtë të faraonit u gjet fajtor dhe vrau veten.

Për të zbuluar më shumë, dr. Albert Zink, një paleopatologjist në Institutin për Mumiet dhe njerëzit e akullit në Itali dhe disa kolegë të tij vendosën të ekzaminojnë Ramsesin dhe trupin e paidentifikuar të një tjetri të gjetur në varrin te Lugina e Mbretërve.

Duke punuar për Muzeun e Egjiptit në Kajro, ku gjenden mumiet, skuadra i skanoi ato dhe kreu testet e ADN-së. Skanimi zbuloi një të prerë 7 centimetra të gjatë përreth qafës së Ramsesit pikërisht poshtë laringut, të cilën shkencëtarët e vlerësojnë si të mjaftueshme për të shkaktuar vdekje të menjëhershme. Por surpriza ishte më e madhe kur mumies së dytë, që besohet se i takon djalit komplotist të Ramsesit, iu zbuluan gjithashtu të prera vertikale në grykë.

Testi i ADN-së zbuloi se trupi i paidentifikuar i djaloshit të ri, që besohet se ka qenë 18 vjeç kur ka vdekur, kishte lidhje gjaku me Ramsesin III dhe ka shumë gjasa që të ketë qenë i biri. Besohet se mumia e dytë mund të ketë vdekur përmes mbytjes.

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: