Zbulohet “droga” e tumoreve
Gjendet “thembra e Akilit” e një forme tumorale të trurit
Një proteinë që nuk mund të ekzistojë në kushte normale, fryt i një përzierjeje vdekjeprurëse, është në gjendje të shpërthejë një tumor, ta ushqejë atë dhe ta lidhë pas vetes, duke e vënë plotësisht nën varësi. Por kjo mund të bëhet edhe një “thembër Akili” për tumoret: duke goditur atë mund të sulmohet “zemra” e kancerit. Mekanizmi, i përshkruar në revistën “Science”, është zbuluar në tumorin më agresiv të trurit, glioblastomës, që mendohet të jetë në bazë të formave të tjera tumorale. Zbulimi, që lejon revolucionarizimin e terapisë duke e bërë gjithmonë e më të personalizuar, është bërë nga grupi i “Columbia University” të New York, i koordinuar nga Antonio Iavarone dhe Anna Lasorella. Sipas Iavarone eksperimentimi mbi njeriun mund të bëhet së shpejti, sepse medikamenti po përdoret kundër një forme leuçemie. Për autorët e studimit nuk ka dyshim se po shkohet gjithmonë e më tepër drejt mundësisë për ti përcaktuar tumoret malinje, si sëmundje gjenetike dhe jo si sëmundje të lidhura me një organ. “Thembra e tyre e Akilit, është një ndryshim gjenetik që i shkakton dhe mund të jetë i njëjti, në tumore të organeve të ndryshme”, ka vërejtur Iavarone. “Droga” e tumoreve quhet FGFR-TAÇ, prej inicialeve të dy proteinave prej nga kanë origjinën. Zbulimi është bërë fal një algoritmi të shpikur nga eksperti i “Bioinformatica”, Raul Rabadan, që ka lejuar analizimin e hartës së ADN-së së tumorit. “E dimë që ky gen ka një fuqi të jashtëzakonshme onkogjenike dhe që vepron në një moment të caktuar gjatë shumimit qelizor, duke kontribuar në çekuilibrimin e kodit gjenetik të qelizës, një gjendje që favorizon kancerin”, ka thënë Anna Lasorella. Ndryshimi gjenetik është vërejtur në 3% të pacientëve me glioblastom, të cilit mund të përfitojnë nga terapia. “Besojmë se ky studim është një hap përpara zbulimit të një metode të personalizuar për kurimin e tumoreve malinje të trurit”, ka përfunduar Lasorella.