Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet në Detin e Veriut, qytetërimi i 6500 vjetëve para Krishtit

Mund të quhet fare mirë Atlantisi britanik. Një botë e fshehur nën ujë, e gëlltitur nga Deti i Veriut është zbuluar kohët e fundit nga zhytësit që punojnë me ekipet shkencore të Universitetit St Andrews, në Britaninë e Madhe. Vendi që dikur ka qenë i banuar, i quajtur Doggerland, një zonë e madhe e përbërë nga tokë e thatë që shtrihej nga Skocia në Danimarkë, është përmbytur nga uji në mënyrë graduale, duke nisur nga 18.000 vjet p.e.s deri në 5.500 vjet p.e.s.

Zhytësit  kanë zbuluar mbeturinat e një ‘bote mbytur’ me një popullsi prej dhjetëra-mijëra njerëzish, që mund të ketë qenë dikur “zemra e vërtetë” e Europës.

Një ekip klimatologësh, arkeologët dhe gjeofizikanësh kanë rikrijuar hartën ku shtrihej zona dikur e banuar, duke përdorur të dhëna të reja të mbledhura nga disa zhytës të kompanive të naftës – dhe  janë në gjendje të përcaktojnë shtrirjen e plotë të një ‘toke të humbur’, dikur të populluar edhe nga mamuthët.

Studiuesit thonë se popullsia e këtyre vendeve të mbytura mund të ketë qenë me dhjetëra mijëra, dhe ata jetonin në një zonë shumë të gjerë, që shtrihej nga Skocia Veriore deri në Danimarkë.

Zona pretendohet që dikur të ketë qenë “zemra e vërtetë” e Europës dhe u mbyt si rezultat i goditjes nga një ‘cunami shkatërrues’, pretendojnë studiuesit. Sipas tyre, sipërfaqja e mbytur në Detin e Veriut është shumë më e madhe se disa shtete moderne të Europës së sotme.

Please follow and like us: