Albspirit

Media/News/Publishing

Zemra e lumtur sëmuret më pak

zemra e lumturParandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare zakonisht është konceptuar si vëmendje ndaj faktorëve që rrezikojnë shëndetin fizik, por mirëqenia psikologjike nuk është marrë parasysh si duhet.

Sipas rezultateve të studimeve shkencore të zhvilluara rreth kësaj teme, injorimi i rolit të lumturisë, kënaqësisë personale dhe qëndrim ndaj jetës dhe të ardhmes, çka gjeneron pritjet optimiste apo pesimiste, është një gabim i rëndë, pasi këta faktorë rezultojnë të kenë një ndikim të ndjeshëm në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Efekti i kushteve psikopatologjike të natyrës së ankthit dhe depresionit si dhe emocioneve negative të tilla si zemërimi për shëndetin e zemrës është studiuar gjerësisht, dhe ka rezultuar se luajnë një rolin thelbësor në përcaktimin e rrezikut në rritje të sëmundjeve të zemrës, por nuk është arritur të zbulohet në detaje roli i faktorëve psikologjikë pozitivë në parandalimin e sëmundjeve të tilla.

Nëse kënaqësia dhe lumturia ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, është e mundur të parandalohen sëmundjet e zemrës duke rritur mirëqenien psikologjike të personave në risk?

Rezultatet e studimeve të bëra në këtë fushë e vërtetojnë këtë hipotezë dhe, përveç parandalimit, një studim i fundit ka treguar se qoftë trajtimi mjekësor apo psikologjik i personave në risk nga një infarkt miokardi përmirëson dukshëm shëndetin e tyre, deri në shërim të plotë.

Please follow and like us: