Albspirit

Media/News/Publishing

Ankaraja mohon armëpushimin me kurdët


Tanket turke duke hyrë në Siri.

Ankaraja hodhi poshtë raportet për marrëveshje armëpushimi me milicinë kurde në veri të Sirisë.

Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian i Turqisë, Omer Celik, tha se Ankaraja “nuk pranon në asnjë rrethanë kompromis apo armëpushim” me elementet kurde.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, tha të martën se luftimet midis forcave turke dhe luftëtarëve kurdë në Siri kanë pushuar për 12 deri në 18 orë.

Autoritetet amerikane po ashtu i kanë bërë thirrje ushtrisë turke që të përqendrohet në luftën kundër grupit militant Shtetit Islamik.

Forcat turke kanë sulmuar luftëtarët kurdë, prejse kanë nisur ofensivën në Siri, javën e kaluar.

Turqia është alarmuar nga rritja e pushtetit të forcave kurde, të cilat janë dëshmuar si aleatë të fortë të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik.

Please follow and like us: