Një tjetër futbollist me prejardhje shqiptare do të luajë për Arsenal. Shkodran Mustafi është zyrtarizuar nga Topçinjtë e Londrës si një përforcim prej këtij sezoni ku gjen Granit Xhakën.
Arsenal i ka paguar 40 milionë euro Valencia sipas mediave angleze, ndërsa mbrojtësi firmosi një kontartë 5-vjeçare. Shkodran Mustafi foli për kanalin zyrtar të klubit.
Shkodran Mustafi, futbollist i Arsenal: Jam i lumtur, pasi hodha një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën timë, uroj të kem sukses këtu. U desh pak kohë, por tani jam këtu.
Shkodran Mustafi është vlerësuar nga trajneri Arsene Wenger, pasi në një moshë të re ka krijuar një përvojë të madhe.
Mbrojtësi e njeh futbollin anglez, pasi është formuar tek akademia e Everton, por duke luajtur vetëm pak minuta në kupat e Europës me ekipin e parë. Skuadrat e tjera në karrierën e tij janë Sampdoria dhe Valencia.