Albspirit

Media/News/Publishing

Banorët mbjellin 111 pemë për çdo vajzë që lind në fshat

Banorët e fshatit Piplantri në Rajasthan të Indisë për të përkujtuar lindjen e çdo vajze që vjen në jetë, mbjellin 111 pemë.villaggio-india-piantano-111-alberi-ogni-bambina-nata-piplantri-4-700x430

Kjo traditë e pabesueshme ka nisur kur Kiran, vajza e ish-kapos së fshatit vdiq në moshë të vogël. Babai premtoi se banorët e tjerë të fshatit, nga ai moment e në vazhdim, do t’i jepnin vlerë jetës të çdo fëmije femër që lindte.villaggio-india-piantano-111-alberi-ogni-bambina-nata-piplantri-7-700x467Që prej asaj kohe, më shumë se 250 mijë pemë janë mbjellë në nder të çdo vajze që vjen në jetë. Si pjesë e traditës së banorëve të Piplantri është edhe grumbullimi i parave.villaggio-india-piantano-111-alberi-ogni-bambina-nata-piplantri-3-700x469Ata mbledhin rreth 21.000 rupi mes tyre, 10.000 rupi jepen nga prindërit e vajzës se sapolindur, duke mbledhur në total  një shume prej 31 mijë rupi (rreth 465 dollarë).villaggio-india-piantano-111-alberi-ogni-bambina-nata-piplantri-2-700x408

Paratë futen në një depozitë bankare prej 20 vjetësh, të cilat janë për vajzën. Prindërit firmosin edhe një deklaratë ligjore, ku vajza do të marrë një edukatë të mirë, nuk do të martohet pa mbushur 18 vjeç, e do të kujdesen për pemët në nder të saj.  villaggio-india-piantano-111-alberi-ogni-bambina-nata-piplantri-1-700x466

Banorët e fshatit kujdesen shumë për pemët. Gjithashtu ata mbjellin edhe aloe vera pranë banesave për të shpëtuar nga milingonat.villaggio-india-piantano-111-alberi-ogni-bambina-nata-piplantri-6Aloe është kthyer në një burim të ardhurash për banorët e zonës.villaggio-india-piantano-111-alberi-ogni-bambina-nata-piplantri-5-700x430

 

Please follow and like us: