BE shpreson që samiti G20 të bëhet gur themeli i rilulëzimit ekonomik
Bashkimi Europian shpreson të bisedojë me partnerët e G20-s në samitin e Hangzhout për trajtimin e sfidave ndërkombëtare, duke vendosur aty gurin e themelit në histori për rilulëzimin e ekonomisë ndërkombëtare.
Kështu shkruan në një letër të përbashkët, drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së, presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk dhe presidenti i Komitetit Jean Claude Juncker.
Tusk dhe Junker theksojnë në letrën e tyre se BE-ja do t’i bëjë thirrje samitit të G20-s për të vazhduar përpjekjet për të trajtuar krizën e refugjatëve dhe nxitur OKB-në për të trajtuar problemin e lëvizjes së emigrantëve. Gjithashtu ata synojnë të hartojnë planin e veprimit për rritjen ekonomike ndërkombëtare dhe nxitjen e vendeve të ndryshme për të luftuar evazionin fiskal, nxitur transparencën e taksave dhe goditur financimin e terrorizmit.