Albspirit

Media/News/Publishing

Djali i Berishës tallet me Ramën, FOTO-ironi me ‘brekët e Shukriut”

Djali i Berishës tallet me Ramën, FOTO-ironi me ‘brekët e Shukriut” (FOTO)

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ironizuar kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e Bashkisë së Dibrës që pritet të mbahen më 11 shtator.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet kryeministri Edi Rama përkrah kandidatit Muharrem Rama. Berisha nuk shkruan asnjë fjalë, në foton ku dy Ramat mbajnë në duar një palë të brendshme.

Një ironi kjo që lidhet me skandalin seksual të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili. Ai u shkarkua nga qeveria pas publikimit të një video ku i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje për një vend pune në bashki.

Please follow and like us: