Albspirit

Media/News/Publishing

Eduard Ndocaj shkruan në “Facebook” se Eduard Ndocaj rikthehet fuqishëm në PS

Rrallë ndodh, për të mos thënë asnjëherë, që ndokush, në rrjetet sociale, ti drejtohet vetes me “shumë respekt”, duke folur për veten në vetën e tretë…
Por, ka një përjashtim. Këtë e bënë “deputeti Eduard Ndocaj, i njohur si “kaubojsi”, i cili nuk ngurron të shkruajë për vete, me superlativa në “Facebook”, sigurisht edhe me shumë respekt, duke ju drejtuar vetes në vetën e tretë… Në këtë demonstrim respekti për veten, nuk mungojnë edhe lëbyrjet për kryeministrin Edi Rama…
edn“Eduart Ndocaj rikthehet më fuqishëm se kurrë tek PS.
Sonte, Eduart Ndocaj është parë në krahë të Kryeministrit Rama në një situatë krejt të qetë e miqësore.
Siç shihet edhe nga fotot Ndocaj e Rama kane rigjetur miqësinë e vjetër.
Këto foto u bënë tek inaugurimi i stadiumit ‘Loro Borici’.
Shume persona u munduam me çdo kusht ta prishnin miqësinë Rama – Ndocaj, por sic shihet nga fotot nuk ja doleën. Ndocaj është një faktorë shumë i rëndësishëm në Veriun e Shqipërisë. Ndocaj po jep kontribute të rëndësishëm për zgjedhjet e PS në Diber dhe ai tashmë identifikohet me krenari me logon e PS”, shkruan Eduard Ndocaj në “Facebook”, duke postuar edhe një galeri me një duzinë e gjysmë fotosh…
edn2Nga kjo galeri ne shkëputëm vetëm këto dy foto, për të zbuluar edhe diçka tjetër… Për herë të parë, qëllon, që kur Eduard Ndocaj të jetë ulur në një tavolinë… dhe tavolina të jetë bosh…
Please follow and like us: