Albspirit

Media/News/Publishing

Eugjenio Montale: Do të më duhet të kërkoj

eugenio-montale

 

 

Poetika e tij është e përkufizuar si poetikë e sendit. Sendet jepen me një objektivitet të ftohtë. Poezia e Montales ka një lakuriqësi të çuditshme, një ashpërsi tingujsh e ritmesh. Gjuha e tij poetike është antiletrareske, anetierotike, frymëzohet nga gjuha e folur dhe nga fjalori teknik. Bukuria e vargjeve të tij qëndron pikërisht në zhveshjen e thelbit poetik nga guaska retorike, në gërmimin e thellë të fjalës, për ta bërë të aftë të shprehë mendimin…

 

Në Sen Zhame të Parisit do të dua të kërkoj

një dhomë “të veçantë”.

(S’duan klientë të veçuar)

Gjithashtu në Bizancion e rremë

të hotelit tënd venecian

për të kërkuar shpejt pastaj kabinën e telefonistëve,

mikeshat e tua të përgjithmonshme:

dhe të nisin sërish se po mbaron kurdisja.

Më djeg dëshira për të pasur përsëri

qoftë edhe një gjest të vetëm ose një zakon.

Please follow and like us: