Albspirit

Media/News/Publishing

EURALIUS: Pas miratimit të “Vetting” nis kontrolli i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve

EURALIUS: Pas miratimit të “Vetting” nis kontrolli i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Pas miratimi i ligjit të “Vetting” në Kuvend misioni EURALIUS vëren se do të fillojë një process vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët i cili do të rrisë besimin tek drejtësia për qytetarët.

“Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë  një proces vleresimi për gjyqtarët dhe prokurotët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive (pasuritë dhe burimi i tyre), kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit), dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokuroreve (aftësitë profesionale).  Ky ligj hap rrugën drejt rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi”, thuhet në publikim zyrtar në faqen e misionit EURALIUS në Shqipëri. Euralius u përfaqësua nga Drejtuesi i Projektit në seancën parlamentare dedikuar votimit të ligjit për “Vetting”. Një ditë më parë më 31 gusht 2016 Kuvendi I Shqipërisë miratoi me anë të një shumice të kualifikuar ligjin për “Vlerësimin e përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë” në një seancë të jashtëzakonshme Parlamentare.  “Euralius mirëpret miratimin e këtij legjislacioni shumë të rëndësishëm, në zbatim të ndryshimeve Kushetuese të miratuara më 22.07.2016”, thuhet në publikimin zyrtar të misionit.

Please follow and like us: