Albspirit

Media/News/Publishing

FRANCË – Gjenden 370 kilogramë kokainë në një fabrikë të ”Coca-Cola”-s

z Pija joalkoolike e gazuar ”Coca-Cola” mund të ketë larguar dyshimet e një shekulli më parë lidhur me përdorimin e kokainës, por sot i janë gjendur 370 kilogramë drogë në kontenierët e lëndës së parë të pijes, në jug të Francës, raportoi  gazeta e përditshme franceze ”Var Martin”.

”Ngarkesa ka një vlerë prej rreth 50 milionë euro”, njoftoi gazeta  duke cituar një prokuror të Marsejës.

Kokaina u zbulua të premten në një kontenier të dorëzuar nga një furnizues i lëngut të portokallit në Kosta Rika për t’u transportuar tek ”Coca-Cola” në Signes, në veri të Toulon, sipas raportit.

Pronari  i fabrikës, Jean-Denis Malgras, e përshkroi zbulimin si një surprizë shumë të keqe.

Hetimet fillestare kanë treguar se asnjë punonjës i ”Coca-Cola” nuk ishte me vetëdije i përfshirë në shpërndarjen e drogës.

Kompania shumëkombëshe e pijes është e mirënjohur për pijet e gazuara që shpërndajnë emrin e saj.

”Coca-Cola” ishte menduar fillimisht si një ilaç patentë dhe përmbante sasi të vogla të kokainës si një nxitës deri në fillim të shekullit XX.

Please follow and like us: