Frederik Reshpja: Largësi
Atje larg te ishujt e kaltër
Pashë portretin tënd në horizont.
Ç‘bën atje larg dhe përse u bëre re?
Unë do të mbetem në këtë tokë që quhet Shqipëri.
Atë ditë ti zbrit dhe sillmë një trëndafil prej shiu.
Please follow and like us: