Italia na fal 20 milionë euro: Borxhet të shndërrohen në projekte publike
Qeveria italiane do t’i falë Shqipërisë edhe 20 milionë euro të tjera borxhe, të cilat do të përdoren për të financuar investime publike në rajone të ndryshme të vendit.
Të mërkurën, qeveria miratoi vendimin, i cili zyrtarizon konvertimin e borxhit sipas marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe ambasadori italian, Alberto Cutillo.
Ky është programi i dytë i faljes së borxhit. Më parë, qeveria italiane i ka falur Shqipërisë 20 milionë euro të tjera, të cilat kanë financuar gati 42 projekte në shkallë vendi, si shkolla, spitale apo projekte infrastrukture.
Please follow and like us: