Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot ISLAMI: Vetingu, ligj antikushtetues per bllokimin e reformes

Vetingu nje ligj antikushtetues per bllokimin e reformes/ Nga Kastriot ISLAMI

Nje ligj antikushtetues permes te cilit maxhoranca synon te shtyje ose te bllokoje zbatimin e reformes ne drejtesi…

Dikush do te pyeste: Si mund te arrihet kjo shtyrje apo ky bllokim? Maxhoranca miratoi qellimisht nje ligj antikushtetues te cilin pret ta coje opoziten ne Gjykaten Kushtetuese, pra keshtu pret qe reforma te bllokohet… derisa te jepet vendimi i Gjykates Kushtetuese e cila mund ti kerkojne mendim Komisionit te Venecias…
****
Dikush tjeter do te pyeste: Perse opozita kur e dinte kete synim te maxhorances i “ben kete sherbim maxhorances” duke e cuar ne Gjykaten Kushtetuese? Opozita e cila ishte shprehur qartesisht pro reformes me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, s’mund te pranonte te miratonte nje ligj qe sipas ekspertizes se saj eshte ne konflikt me Kushtetuten e ndryshuar dhe rekomandimet e komisionit te Venecias. Dhe opozita pavaresisht se e kuptonte kete provokim te maxhorances nuk mund te behej pjese e miratimit te nje ligji antikushtetues dhe per me teper ne konflikt me rekomandimet e Komisionit te Venecias qe kishin qene udherrefyeset e saj. Per te penguar bllokimin dhe per te shmangur kete kurth, opozita kerkoi qe miratimi i ketij ligji konform kushtetutes te behej me konsensus, por perpjekjet e saj u shperfillen…
****
Vendi ne krize ekonomike, politike e morale, eshte ne test me zgjedhjet ne Diber dhe mund te futet pas tyre edhe ne nje krize sociale…Keshtu vendi po orientohet drejt zgjedhjeve i ndodhur ne nje krize shume-permasore…Shtyrja dhe bllokimi i reformes ne drejtesi eshte ne kete kontekst…

Please follow and like us: