Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhet erotike mes Virginia Wolf dhe Vita Sekvill Uestit

VitaVirginiacomposite

 

Vita: Hej, goce!

Virxhinia: Hej, mirë andej?

Vita: Po pi gjë?

Virxhinia: Në krevat.

 Vita: Eksituese.

 Virxhinia: Do kalosh këtej?

 Vita: Mmm nuk mundem. Më dhemb dhëmballa.

*

Virxhinia: Faleminderit për lulet e këputura prej kopshtit tënd.

Ma dha truri të vija tek ti me këmishë nate pasi i mora ato . . .

Vita: Më falni, kam marrë celular të ri. Kush po më shkruan?

*

Vita: Vetëm @ Long Barn. Do vish?

Virxhinia: Kur? Tani? Për sa kohë?

Të vjen mbarë nëse më sjell Leonardi?

Sa këmisha nate më duhen? :)

Vita: Lëre fare!

 

*

Vita: Shkrova diçka për ty. Titullohet “Joshëse në Ekuador”

Virxhinia: Duhet të jetë diçka e zjarrtë?

Vita: A mund ta botosh @ Hogarth?

Virxhinia: . . .

 

*

Virxhinia: Po digjem për të të takuar. Drekë, të enjten?

Vita:  Shumë e zënë me punë tani – më duhet të shkul barërat e këqija nga kopshti, më duhet të shëtis qenushët etj

P.S. Kam prerë flokët.

*

Vita: Hej goce, më ka marrë malli.

Virxhinia: Sa?

Më shumë sesa për qenin tënd?

Vita: …

*

Virxhinia: Festojmë të mërkurën? S’e kam këtu Leonardin.

Sill verë.

?

??

Vita: Nuk mundem. Do shkoj në Francë. Më vjen keq.

*
Vita: Mmm Violet, zjarr je. Ma hoqe mendjen!

Dhe kaq e re.

Virxhinia: Violet?

Hej, unë jam Virxhinia.

Vita: Ah, po. Për çudi, celulari im “Virxhinian” e ka bërë “Violet”

Virxhinia: OK

E re? Si mund ta thuash këtë? LOL. Unë jam 45.

Vita: E re në zemër, goce, e re në zemër.

*

Virxhinia: Më ka zënë një çikë kjo vera spanjolle. Më ka marrë malli për ty.

Të dëshiroj.

P.S. Kam prerë dhe unë flokët.

P.P.S. Nuk më pritet derisa t’i shpupurisësh.

Vita: Më vjen keq, jam në Persi.

Virxhinia: Kur kthehesh?

P.S. Nuk i duroj flokët shkurt. Bleva ca kapëse për zgjatime

Vita: Kthehem shpejt, por do jem shumë e zënë – më duhet të shkul barërat e këqija nga kopshti, më duhet shëtis qenushët etj

Të të çoj ndonjë sms kur të jem e lirë?

 

*

Virxhinia: Je kthyer?

Vita: Po.

 Virxhinia: Do vish këtej nga unë?

 Vita: Nuk mundem. Po çmendem pas Merit.

 Virxhinia: Kush është Meri?

 Vita: Qenushja ime …

Qenushja që kam marrë së fundmi.

*

Virxhinia: Po mbaj leksione @ Oksford. Eja në hotel.

Vita: . . .

Virxhinia: Paguaj unë.

Vita: OK.

*

Vita: Në Oksford kaluam për mrekulliiiiii.

Do të më pëlqente t’i hipja makinës, të vija në shtëpinë tënde, të të zgjoja duke gjuajtur me gurë te dritarja jote, të futesha brenda dhe ta kaloja natën me ty.

 Virxhinia: Eja, eja.

 Vita: Më vjen keq, po më zë gjumi.

*

Virxhinia: Leonardi nuk do të jetë në shtëpi të enjten dhe të premte. Do vish këtej?

Të dyja netët?

Vita: Një natë.

Virxhinia: Mirë.

 

*
Vita: Jo, e bëmë vetëm dy herë.

Nuk ia vlen aq shumë. Mos mendo për të në atë mënyrë.

Virxhinia: Çfarë?

Vita: Ups, tekst i dërguar gabim. Nuk e kisha me ty.

*

Virxhinia: Je kaq e largët.

LOL

. . .

Hej, fol. Aty je?

*

Vita: Edhe unë të dashuroj, Meri

Virxhinia: ?

Vita: Me vjen keq — e mori vetë celulari. Po pi gjë?

Përktheu Blendi Lami

Please follow and like us: