Miqësorja Shqipëri-Marok, pjesa e parë mbyllet 0-0 – Ndeshja Live
Është mbyllur me rrjeta të paprekura pjesa e parë miqësores Shqipëri-Marok, e cila luhet në stadiumin kombëtar të “Loro Boriçit” në Shkodër. Pjesa e parë është dominuar kryesisht nga kuqezinjtë me zbritje të rralla të miqve.
Por në minutën e 19’ Gjimshiti ka gabuar në largimin e topit, rast të cilin e ka shfrytëzuar mjaft mirë sulmuesi maroken duke shënuar, por fatmirësisht më herët ishte sinjalizuar pozicion jashtë loje dhe arbitri kryesor anuloj golin.
Pjesa e parë është dominuar kryesisht nga kuqezinjtë me zbritje të rralla të miqve.
“Djepi” i futbollit shqiptar, Shkodra, ka pritur mbrëmjen e së mërkurës ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare pas rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi”, i cili plotëson standardet e një stadiumi të nivelit 5, por është kategorizuar si një stadium i nivelit 4, pasi nuk plotëson kushtin e kapacitetit.
Stadiumi i nivelit 5 është për ndeshjet finale të Champions League, por duhet të ketë kapacitet me më shumë se 30 mijë vende.
Maroku është testi i parë, para startimit të ndeshjeve eliminatore në Rusi 2018, për të cilën ndeshja e parë do të luhet po në Shkodër ndaj Maqedonisë pas 5 ditësh.
Për të ndjekur komentin Live të ndeshjes Shqipëri-Marok, klikoni
këtu.http://top-channel.tv/lajme/live-koment.php