Moska merr përgjegjësinë e vrasjes së komandantit të IS-it

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka deklaruar se sulmet ajrore të Rusisë në Alepo, kanë vrarë komandantin e Shtetit Islamik, Abu Muhammad al-Adnani.
Sipas njoftimit, 40 militantë të IS-it janë vrarë gjatë sulmeve ajrore duke përfshirë edhe al-Adnanin.
Më 30 gusht, Pentagoni ka konfirmuar për sulmet ajrore që kanë targetuar Adnanin.
Agjencia e lajmeve Amaq, ka raportuar se Adnani është vrarë në Alepo.
Zëdhenësi I Pentagonit, Peter Cook, ka treguar se Adnani është një ndër shkaktarët e operacioneve të jashtme.
Cook tha se Adnani ka koordinuar lëvizjet e luftëtarëve të IS-it dhe ka rekrutuar ata, si dhe ka organizuar sulmet ndaj civilëve.
Please follow and like us: